Jorida Tabaku vijon fushatën me banorët në Paskuqan: Për një ekonomi që të ndihmon, jo të ndëshkon

nga Xh M

Kandidatja e PD-ASHM, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një takim elektoral me banorët e Paskuqanit, ku ka dëgjuar hallet dhe problemet e banorëve, të cilët përballen me varfërinë në rritje, çmimet përtej mundësive dhe shteti që mungon.

“Në Paskuqan, çdo fjalë vjen nga përvoja dhe çdo dorë që shtrëngon, nga puna e ndershme. Familje punëtore, prindër që sakrifikojnë çdo ditë për t’u dhënë fëmijëve një jetë më të mirë, më të denjë. Në çdo takim, dëgjon të njëjtin mesazh: varfëria po rritet, çmimet janë përtej mundësive, dhe shteti mungon.

Programi i Partisë Demokratike është ndërtuar pikërisht për ta:

Taksa më të ulëta

Mbështetje për biznesin e vogël

Rritje të pensioneve

Investime në arsim e shëndetësi.

Sepse nuk mund të flasim për të ardhme europiane, pa siguruar fillimisht dinjitet në jetën e përditshme.

Voto Partinë Demokratike – për një ekonomi që të ndihmon, jo të ndëshkon.

Voto Jorida Tabaku – për një sistem të drejtë që punon për ty.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More