Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Josep Borrell: Dialogu do të rifillojë para fundit të qershorit siç kemi rënë dakord me kryeministrin Kurti

Në Bruksel është mbajtur takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare. Ballkani Perëndimor ishte temë, ndërsa shefat e diplomacive të vendeve të BE-së u dakorduan për një angazhim më aktiv në rajon.

Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell ka deklaruar se nuk do të shkojnë fare në pushim, para se të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi. Borrell deklaroi se takimi i parë pritet të mbahet para fundit të muajit qershor, siç edhe janë dakoruar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

”Dialogu do të rifillojë para fundit të qershorit siç kemi rënë dakord me kryeministrin Kurti. Nuk ka lajme të reja. Që nga takimi i fundit që pata me Kurtin. Ata kanë nevojë për kohë për t’u përgatitur”, tha Borrell, në një konferencë për media, transmeton Klan Kosova.

Ai theksoi se duhet të ketë një takim për t’u ditur i gjithë informacioni i nevojshëm.

”Nuk mund të shkojmë në pushime, para se të rinisë dialogu. Ne duhet të kemi këtë takim. Shpresoj që ata të kenë të gjithë informacionin e nevojshëm. Dhe shpresoj që të vijnë në Bruksel të përgatitur mirë”, shtoi ai.

Duhet përkujtuar që ka pak ditë prej kur kryeministri Kurti qëndroi për një vizitë zyrtare në Bruksel.

Postime të ngjashme

Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e radhës

Bekim Laçi

Afro 130 mijë vaksina anti-Covid janë dhënë në Kosovë

Bekim Laçi

Rrënohen dy anekse pa leje afër Gërmisë

Bekim Laçi

Lajçaku për dialogun S’ka arsye për pesimizëm

Bekim Laçi

Protestojnë infermierët të punësuar për nevoja të pandemisë, nuk u vazhdohet kontrata

Bekim Laçi

Kosovarët janë populli më bamirës në Ballkan dhe ndër 10 popujt më bujar në botë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...