Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Joshua: Usyk është i mençur, por unë jam këtu për ta lënduar

Zhurnal Ads

Anthony Joshua e ka paralajmëruar boksierin ukrainas Oleksandr Usyk njerëzit nuk e respektojnë fuqinë e boksit të tij.

Fuqia e grushtit të Usyk do të sprovohet si kurrë më parë në meçin e tij të dytë në kategorinë e rëndë, kundër Derek Chisorës të shtunën mbrëma.

Boksieri ukrainas është sfidues mandator i Joshuas për titullin e botës në WBO dhe pret që të përballet me kampionin botëror nga Britania e Madhe në vitin 2021.

Joshua i ka shpjeguar taktikat e ukrainasit në ring: “Kur luftova me Andy Ruiz Jr në meçin e dytë, iu përshtata stilit të Usyk.”

“Godit por mos merr goditje, kjo është shkenca e ëmbël e boksit. Këtë e mëson nga amatorët”, shtoi ai.

“Unë kam qenë amator për dy vjet e gjysmë dhe ende i përdor stilet e ndryshme. Usyk ka qenë amator për një kohë të gjatë prandaj e ka marrë me vete në boksin profesionist edhe stilin ‘godit dhe mos merr goditje’. Çfarë më ka ndihmuar mua? Nganjëherë e di si përkulem dhe ta lëndoj dikë”, shpjegoi Joshua.

“Duhet t’i lesh të kuptojnë se je aty për shkak të ritmit pas 12 rundeve. Nganjëherë njerëzit nuk e respektojnë këtë forcë”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

I keqtrajtuar dhe i fyer – Salah mbron të pastrehun nga disa të rinj huliganë

admin

U turpërua nga Spanja, Joachim Low mund të shkarkohet nga Gjermania

E.E.

Pioli paralajmëron Juventusin

Z H

Formacionet e mundshme: Juventus-Dynamo Kyiv dhe Barcelona-Ferencvaros

admin

E donte Tirana, sulmuesi maqedonas firmos me Shkupin

Z H

Milani u kërkon lojtarëve të bëjnë ulje të pagave

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...