Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Jota zbulon sekretin e suksesit: Pagoja deri në moshën 16-vjeçare për të luajtur, por kurrë nuk u dorëzova

Zhurnal Ads

Ylli i Liverpoolit, Diogo Jota ka pranuar se ai ka paguar para për të luajtur deri në moshën 16-vjeçare.

Jota kujtoi kohën e tij si fëmijë që vinte përmes sistemit të akademisë së klubit portugez, Pacos de Ferreira.

“Fëmijët e moshës 14 dhe 15 vjeç sot kanë kontrata profesionale, gjë që është e mirë, por nuk ishte kështu për mua. Deri sa isha 16 vjeç, paguaja për të luajtur dhe për të luajtur për argëtim”, ka zbuluar fillimisht Jota për The Athletic.

“Unë madje jam trajnuar në klube të mëdha, por kurrë nuk kam qëndruar. Ato janë zhgënjime të vogla, por gjithçka shkoi mirë”.

“Sekreti është të mos heqësh kurrë dorë. Çdo përvojë të bën më të fortë”.

Jota u nënshkrua nga Atletico Madrid në vitin 2016, por qëndroi vetëm në para-sezon nën urdhrat e argjentinasit Diego Simeone, para se të huazohej te Porto për një sezon, i cili i parapriu transferimit të tij në Angli.

“Edhe kur gjërat nuk shkojnë siç pritet, ne gjithmonë mund të mësojmë nga përvojat”.

“Ata erdhën nga një finale e Ligës së Kampionëve [në 2013/14]. Unë bëra para-sezonin, që do të thoshte shumë për mua, dhe mësova shumë, duke pritur për më shumë, por largimi ishte opsioni më i mirë për karrierën time dhe nuk pendohem”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Dy lojtarë të Milanit pozitivë me Covid-19, para takimit me Romën sonte

admin

Ndeshje interesante në NBA – fitojnë Lakers, Clippers dhe Dallas

Z H

Abbiati: Milani dhe Napoli mund të fitojnë titullin e Serie A këtë sezon

E.E.

Mësohet data se kur do të zhvillohen ndeshjet e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve

E.E.

Mike Tyson rikthehet në ring, dhuron spektakël me Roy Jones

T E

Tavecchio: Pezullimi i serishëm i Serie A do të ishte më keq sesa fundi i botës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...