Jotova: Nuk ka bazë për ndryshimin e qëndrimit bullgar ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut

Sofje, 5 tetor – Nënkryetarja e Bullgarisë, Iliana Jotova beson se aktualisht nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin e Bullgarisë ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, pavarësisht presionit serioz me të cilin Bullgaria do të përballet nga partnerët e saj evropianë në samitin BE –  Ballkani Perëndimor që do të mbahet nesër në Bërdo pranë Kranj, në Slloveni.

Sipas Jotovës, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Bullgaria do ta përsërisë tezën e saj se gjëja më e rëndësishme për të është respektimi i të drejtave të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut me vetëdije bullgare. Jotova thekson se rezultatet e regjistrimit të popullsisë të mbajtur në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jenë shumë të rëndësishme për Bullgarinë.

“Vijnë shumë sinjale shqetësuese. Prishja e pllakave përkujtimore ka filluar përsëri. Më duket se puna e grupit të përbashkët midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mund të mburret me ndonjë rezultat, premtimet për heqjen e teksteve të caktuara nga tekstet shkollore nuk gjenden askund”, tha nënkryetarja bullgare Jotova.

Mediat në Bullgari raportojnë gjerësisht për takimin e nesërm BE-Ballkani Perëndimor në Bërdo pranë Kranj, duke informuar për serinë e takimeve që Presidenti bullgar Rumen Radev do të ketë me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emanuel Makron.

Related posts

Mjete të reja financiare për këdo që ka mbjellur vreshta të reja

Z H

Reagon kompania që ndërtoi spitalin moduar në Tetovë: Demantojmë informacionet që kanë për qëllim denigrimin e kompanisë sonë

N E

Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa, në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More