Jotova: Vazhdon presion evropian ndaj Bulgarisë për veton ndaj RMV-të

Sofje, 22 shtator – Bullgari vazhdon të jetë nën presion të fortë evropian që të heqë dorë  nga vetoja e saj në negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, deklaroi nënpresidentja bullgare Ilijana Jotova për radion kombëtare bullgare.

Në të njëjtën kohë, sipas saj, BE-ja ka një mirëkuptim më të madh për kërkesat e Sofjes ndaj Shkupit, kryesisht lidhur me të drejtat e njerëzve me identitetit bullgar.

Nënpresidentja theksoi disa opsione për kërkesat e Bullgarisë të bëhen pjesë nga korniza e negociatave midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

 “Nëse ka kushte që i vendosëm të jenë në kapitullin e parë, apo do të shkruhen dhe do të zgjasin si një fije e kuqe në të gjithë procesin e negociatave, apo përfundimisht do të përcaktohen veçanërisht kapitulli i  36-të, është çështje e kushteve të përpunimit dhe se do të merret parasysh pozicioni bullgar”, deklaroi Jotova.

 Kjo çështje do të diskutohet në takimin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në tetor, të organizuar nga presidenca e radhës sllovene me BE-në. 

Related posts

Eurokomisari Varheji në Shkup

D V

Hristijan Mickoski pësoi aksident trafiku në Prilep

R Zh

Mariçiq: Hungaria nuk e ka ndërmend të ekstradojë Gruevskin

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More