Agjencia Zhurnal.mk

Jovanoviq: Kam menduar se “fshesa” do t’i përfshinë ata që kanë kurdisur tendere milionëshe

Shkup, 24 qershor, zhurnal.mk – Branimir Jovanoviq, ish këshilltari i ministrit të finansave, Dragan Tevdovski, ai përmes një postimi në Facebook ka komentuar ndrrimin e ish ministrit Tevdovski dhe emrimine Zoran Zaev për pasues të tij, transmeton Zhurnal.

“Kur më pyeton nëse dëshiroj ti jem këshilltar, i thash që nuk jemi, as ai as un. Përgjigjja e tij ishte se ndoshta kam të drejtë, por megjithatë e kemi për obligim të tentojmë ti ndryshojmë gjërat. Çdoherë fliste se dëshiron të bëhet si ministri i finansave të Danimarkës, që mos të imponohet shumë në opinion, por sistemi të funksionon. Mendoj se ia arriti në këtë. Për fat të keq ne jemi ende larg nga Danimarka. Te ne nëse ti nuk imponohesh, ndonjë hoshtapler i korruptuar do të imponohetm dhe do të punoj kundër teje. Nuk e dia për ndryshimin kur unë u tërhoqa, dhe as që e prisja. Mendoja se fshesa duhej ti përfshinte ata që punuan për interes personal në vend që të punonin për interesin publik, ata që trukuan tendere milionëshe, ata që harxhuan para të shtetit, ata që nuk punuan asgjë. Ndoshta ka gjëra që nuk i di në tërë këtë çështje, por një gjë e di. Nëse shteti i ndryshon ata që punojnë me nderë, të cilët bëjnë reforma, që sakrifikohen për të mirën e përgjithshme, asnjëherë nuk do të bëhet shtet”, ka shkruar Jovanoviq.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...