Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Jovanovski: Kam pasur presion nga vagabondët politik

Zhurnal Ads

Shkup, 19 nëntor, zhurnal.mk – Bojan Jovanovski-Boki 13 në seancën e sotme gjyqësorë theksoi se edhe pse ka pasur presion politik ndaj tij, ai nuk i është nënshtruar kërcënimeve.

“Nuk iu nënshtrova presionit politik të vagabondëve politikë”, tha Boki në gjykatë, pas çka iu ndërpre fjala.

Jovanovski tha se gjykatësja është nën ndikim të politikës.

Ai gjithashtu kërkoi përjashtimin e gjyqtares Sofçe Gavrillova pasi që mendon se ajo është e njëanshme sepse po e njëjta ka qenë pjesë e Këshillit Gjykues që e dënoi Boki-13 me nëntë vjet burg në rastin “Reketi”, ku u shpall fajtor për zhvatjen e më shumë se një milion eurove nga biznesmeni Orce Kamçev.

Gjykimi për rastin Lidhja Ndërkombëtare ka vazhduar me tension dhe argumente midis gjykatësit dhe të akuzuar, ku përveç Bokit-13, të akuzuar janë edhe babai i tij Mile, dy bashkëpunëtorë dhe ish nënkryetarja e LSDM-së dhe ish-deputetja Frosina Remenski.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Vidhen para dhe dokumente nga një pacienti vdekur në Kovid-Qendrën në Shkup

E.E.

Autobusët duhet të punojnë me kapacitet të përgjysmuar, inspektorët paralajmërojnë kontrolle

admin

6 vite burg për Toni Mihajllovskin

admin

Matura shtetërore do të mbahet, pytjet do të jenë më të thjeshta

Z H

Analisti bullgar: Nuk është respektuar marrëveshja për fqinjësi të mirë

E.E.

Maleski: Rruga për në NATO na çonte përmes Athinës, sot rruga për në BE na çon përmes Sofjes

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...