Agjencia Zhurnal.mk

Joveski: Çdo person që ka dëshmi për “Reket”, t’i dorëzon në Prokurori

Shkup, 6 janar, zhurnal.mk – Kryeprokurori Lubomir Joveski i ftoi gjithë ata që posedojnë çfarëdo lloj dëshmie për rastin “Reket” ta paraqesin në Prokurori që ajo të vepron, transmeton Zhurnal.

“Prokuroria edhe njëherë potencon se nuk posedojmë me të dhëna tjera, për emra tjerë të involvuar në “Reket”. Nëse dikush disponon le ti dorëzon deri te prokuroria që të vepron. I kemi parasysh të gjitha shkrimet, por nëse dikush potencon dëshmi konkrete, dokument, ne do ta marrim dhe do të veprojmë. Lënda udhëhiqet në mënyrë joselektive”, thotë Lubomir Joveski në një prononcim për Alsat.

Ai i hodhi poshtë informacionet, sipas tij spekulimet se Boki 13 ka kërkuar që ta dërgojnë te ai që të ndanë informacione konfidenciale. Joveski tha se Boki 13 iu ka drejtuar atij përmes një shkrese vetëm njëherë, në të cilën është ankuar për gjendjen e rëndë shëndetësore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...