Agjencia Zhurnal.mk

Joveski: Kryeprokurori nuk e ka vendin në mes marrëveshjeve politike për ligjin

Shkup, 24 janar – Zhurnal.mk – “Ajo që është e patjetërsueshme, jo përshkak Brukselit, është sjellja e një ligji të ri për Prokurori Publike, por do të theksoj, një ligj kualitativ, dhe jo vendime të cilat do të jenë rezultat i marrëveshjeve ditore politike. Më mirë të mos sillet ligj se sa të votohet me kësi lloj vendime”.

Kjo deklaratë e Prokurorit Shtetëror Republikan, Ljubomir Joveski nga 24 dhjetori 2019 është arsyeja pse ekipi negociues i VMRO-DPMNE-së, e braktisi takimin e sotëm e grupeve të deputetëve në Kuvend, me ministren e drejtësisë Renata Deskoska, derisa nuk iu përmbushet kërkesa që Joveski të mer pjesë në takime, transmeton Zhurnal.

Teksti i ligjit që tani është në tavolinë për negociata, është dorëzuar nga Qeveria deri tek VMRO-DPMNE më 12 dhjetor 2019, prej çka Milloshoski tha se deklarata e Joveskit më 24 dhjetor ka të bëjë me të.

I pyetur se çka mendon Joveski për kërkesën e opozitës për pjesmarjen e tij në takime, por edhe për deklaratën që e citoi Antonio Milloshoski, prokurori thotë se deklarata e dhënë ka të bëjë me propozimin për përfshirjen e zgjidhjeve politike në zgjedhjen e prokurorit i cili do të udhëheqë me njërin prej prokurorive.

“Tani më jam deklaruar se nëse hapet debat dhe nëse ftohem, do të mar pjesë në debat, ndërsa në marrëveshjet politike për sjelljen e ligjit, aty nuk e ka vendin Prokurori i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Atëkohë deklarata e dhënë i referohet qëllimit për përfshirjen e zgjidhjeve politike në tekstin e ligjit, veçanërisht në procedurën për zgjedhjen e prokurorit i cili do të udhëheqë me njërën prej prokurorëve. Isha anëtarë në atë grupë punuese që e përgatiti tekstin e ligjit, i cili ishte shqyrtuar edhe në Prokurori dhe konsideroj se ai tekst siguron Prokurori profesionale dhe të pavarur”, ka deklaruar Joveski për “360 gradë”./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...