Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Joveski onaljn takim me prokurorët / Ta kthejmë imazhin e profesionit

Shkup, 8 prill, Zhurnal.mk – Raporti i fundit i Departamentit amerikan të Shtetit për gjendjen me të drejtat e njeriut në vitin 2020, në të cilin në pjesën për Republikën e Maqedonisë së Veriut nënvizohet tejkalimi i afateve për hetime, ka qenë temë e takimit të sotëm onlajn të prokurorit publik shtetëror Lubomir Joveski me prokurorët publikë të Prokurorive publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Prokurori publik Joveski, prokurorëve publikë në shtet, siç është dhënë në kumtesën e PPRMV, u ka kërkuar të bëjnë shqyrtim në lëndët në të cilat është detektuar shtyrje ose tejkalimi i afateve për hetim me qëllim që të përcaktohen shkaqet për këtë, si edhe mundësitë për tejkalim. Sipas Joveskit, vlerësimi i dhënë në Raportin e Departamentit amerikan të Shtetit është padyshim objektiv, ndërsa sfidat e mundshme me të cilat përballen prokurorët në punë nuk guxojnë të jenë arsyetim për prolongimin e procedurave.

“Bëj apel për përgjegjësi, vetëdije dhe dinjitet me qëllim të kthimit të imazhit në profesion. Këtë mund ta bëjmë vetëm me procedura efikase”, theksoi Joveski.

Ai kërkoi nga të gjithë prokurorët të angazhohen maksimalisht për përndjekjen më efikase të krimit, ndërsa bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me institucionet e tjera të zhvillohet dhe të ruhet në nivel të lartë profesional.

“Llojin bashkëkohor të krimit prokuroria nuk mundet në mënyrë vetanake ta hetojë, duhet bashkëpunim ndërinstitucional”, theksoi Joveski.

Pikërisht bashkëpunimi me institucionet e tjera, krahas gjendjes aktuale epidemiologjike në shtet, ishte dhënë si element kyç për zgjatjen e  disa procedurave të caktuara hetimore. Prokurorët po përballen me probleme për shkak të ekspertizave afatgjata nga disa institucione të caktuara si edhe me mosrespektimin e afateve ligjore nga disa institucione të caktuara për dorëzimin e të dhënave të kërkuara. Gjithashtu afatgjate është edhe procedura e ndihmës ndërkombëtare juridike e cila është e domosdoshme për sigurimin e dëshmive në disa lëndë të caktuara.

Që të tejkalohen këto probleme, prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç është dhënë në kumtesë, do të iniciojë takime me institucionet kompetente prej të cilave do të kërkojë ​ekipimin e tyre dhe dorëzimin në kohë të të dhënave të domosdoshme në hetim. Shtesë, anëtarëve në grupin e punës për ndryshimet e ardhshme të Ligjit për procedurë penale nga radhët e Prokurorisë Publike u ka kërkuar ta japin maksimumin e tyre me qëllim që në dispozitat e reja ligjore të tejkalohen problemet dhe mangësitë të cilat për momentin kontribuojnë për zvarritjen e procedurave. 

Postime të ngjashme

Nuhiu takon Isenin / Gjuha shqipe edhe do të shkruhet edhe do të mbrohet gjithandej

R Zh

Komuna e Çairit shënon ditën e planetit Tokë

R Zh

Sllavjanka Petrovska: Apeloj te të gjithë qytetarët ta mbështesin procesin e vaksinimit

N E

Hoxha: Opozita nuk ka të drejtë të akuzon funksionarët, përderisa nuk jep llogari për (keq)menaxhimin e institucionit të Kulturës

R Zh

Analizë / RMV-të renditet i 30 në Evropë për nga numri i vdekjeve si pasojë e ajrit të ndotur me 120 vdekje në 100 mijë banorë

R Zh

Nga nesër do të vaksionohen deputetët në sallën Boris Trajkovski

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...