Shkup, 29 dhjetor, zhurnal.mk – Hetimet për rastin “Imperia” është në vijim, ndërsa lënda është në fazën e ekspertizës, thotë kryeprokurori publik Lubomir Joveski, transmeton Zhurnal.
“Bëhet fjalë për lëndë voluminoze dhe procedura është në fazën e ekspertizës. Por përskaj ekspertizës po ndërmerren edhe veprime tjera, ndërsa për eksperzitën presim në ndonjë kohë racionale të jetë gati”, potencoi prokurori Joveski në brifingun e sotëm tradicional në fundvit.
Këtë lëndë e hapi PSP, ndërsa mes të akuzuarve është edhe biznesmeni Orce Kamçev, dëshmitari nga “Reket”. Të dy rastet janë të lidhura ngushtë, sepse sipas aktakuzës së prokurores Vilma Ruskovska, ai Bojan Jovanovskit dhe Katica Janevës i ka dhënë 1.5 milion euro që ta shpëtojnë nga ndjekja penale për “Imperia”.