Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Joveski: Procedura e përsëritur për “Monstrën” i largoi dyshimet se është rast i montuar

Shkup, 2 shkurt  – Prokurori publik republikan, Lubomir Joveski vlerëson se procedura e përsëritur për rastin “Monstra” i largoi dyshimet për një proces të montuar dhe se më e rëndësishme nga gjithçka, është ajo që autorët e kësaj vepre të rëndë akuzohen në bazë të dëshmive të pakontestueshme dhe të forta në një procedurë ligjore.

“Para së gjithash dëshiroj të them se është i gabuar përceptimi në opinion se aktgjykimi është pezulluar vetëm për shkak të ekzistimit eventual të bisedave të përgjuara. Pas ankimimit të të akuzuarve, Gjykata Supreme përcaktoi se e vërteta e fakteve vendimmarrëse vihet nën dyshim serioz dhe sugjeroi se gjatë procedurës së sërishme është e nevojshme të bëhet rikonstruimi i rastit edhe nga aspekti i rrëfimit të dëshmitarit të rrezikuar, se mbrojtjes nuk i është mundësuar ekspertizë në automjet me çka është shkelur parimi i barazisë ndaj armës por edhe i rrethanave të tjera nga gjendja e përcaktuar faktike. Sipas kësaj, pa dallim të propozimit të prokurorit publik pas ankesës, është e dukshme se në rastin konkret edhe Gjykata Supreme ka përcaktuar se duhet të fuqizohen ankesat dhe lënda të kthehet në procedurë të sërishme”, thotë Joveski në intervistë për “Dojçe velen”.

Prokurori publik shtetëror thekson se në rastin gjyqësor nuk ka fitues dhe humbës.

“Për shkak të viktimave dhe të dëmtuarve, autorët duhet të dalin para drejtësisë dhe kjo të bëhet në mënyrë të ligjshme dhe me dëshmi të fuqishme dhe që qëndrojnë. Më e rëndësishmja është ajo që autorët e kësaj vepre të rëndë akuzohen në bazë të dëshmive të pakontestueshme dhe të fuqishme në procedurë të ligjshme”, tha prokurori publik.

Joveski në intervistën për “Dojçe velen” flet edhe për rastin “Dhoma publike”.

“Dhoma publike” është profil i hapur në platformën Telegram, me seli në një shtet të huaj. Që këtu, nuk kemi mundësi ligjore të urdhërojmë, pezullojmë, ndalojmë funksionimin e saj, e as të urdhërojmë përndjekjen e autorëve për të na i dhënë dëshmitë. Sipas kësaj, në raste të tilla ndërmarrja e veprimeve të caktuara kërkon periudhë më të gjatë kohore, por edhe gatishmëri për bashkëpunim të organeve gjyqësore”, thotë Joveski.

Sipas tij, nevojiten edhe ndryshime dhe plotësime në Kodin penal në këtë pikëpamje, gjegjësisht është e nevojshme legjislatura ta ndjekë zhvillimin bashkëkohor por edhe zhvillimin e bashkëpunimit me organet kompetente të huaja. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

MPPS: Subvencionim i pagave për edhe 438 persona të papunësuar

Z H

Makinistët hekurudhor bojkotojnë punën, nuk kanë marë pagat e qershorit

Z H

Bëhet emetimi i fletëobligacioneve për denacionalizim në vlerë prej tetë milionë euro

Z H

Petrovska: Rritet vëllimi i mbikqyrjeve, inicohen 43 procedura kundërvajtëse, shqiptohen 36 sanksione

Z H

Shpallen konkurset për bursa të nxënësve dhe studentëve për 2021-2022

Z H

Ende ka disa vatra aktive të zjarrit në rajonin e Kumanovës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...