Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Jovevski: Rifillimi i proceseve gjyqësore, dukuri e shpeshtë. Nuk e di nëse qytetarët ofrojnë ryshfet

Shkup, 21 korrik – Rifillimi i proceseve gjyqësore nga e para për shkak të tërheqjes së papritur të gjykatësve, është dukuri e shpeshtë në gjykatat e vendit. Këtë e pranon edhe kryeprokurori republikan, Ljubomir Jovevski, i cili thotë se përveç dëmit financiar ndaj prokurorisë, ata dukshëm shtyjnë afatin për përfundimin e proceseve gjyqësore. Jovevski thotë duhet menduar për zgjidhje tjera për t’i parandaluar rigjykimet e tilla.

“Sipas mendimit tim, është më së evidente se këto situata të rifillimit të rasteve gjyqësore nga e para janë për shkak të lëshimit të Ligjit për procedurë penale. Duhet rishikuar mundësia se a nevojitet në këto raste procedura penale të rifillojë nga e para, duke marrë parasysh se procesi gjyqësor ka filluar të zhvillohet, janë prezantuar madje edhe provat ku për ato ekzistojnë procesverbale të shkruara dhe seanca të xhiruara ku supozojmë përbërja e re gjyqësore do t’u lihet kohë e mjaftueshme për tu njoftuar më mirë me rastin në fjalë ose pse jo t’i jepet mundësi adekuate gjykatësit porotë të udhëheqë procesin gjyqësor i cili më herët ka mbetur pa gjykatësin kryesor.”,- deklaroi kryeprokurori, Ljubomir Jovevski.

Ndërsa lidhur me atë se a ka diçka të vërtetë në deklaratën e kryetarit të Gjykatës Penale, Ivan Xholev, se qytetarët ofrojnë ryshfet dhe se a ka pasur ose jo kontakte i akuzuari në rastin “Lidhje Ndërkombëtare” Bojan Jovanovski me prokuroren, Villma Ruskoska, përgjigjet Jovevski.

“Kryetari i Gjykatës Penale sa e di unë nuk ka ngritur padi private për ryshfet, a e ka bërë ose jo në ndërkohë këtë gjë mua personalisht nuk më është njoftuar, ndërsa sa i përket dëshmisë së njërit prej të akuzuarve në rastin në fjalë prokuroria po i verifikon këto informacione dhe pa paragjykuar para kohe nuk do të thotë se nëse dikush ka dhënë deklaratë e njëjta është e saktë dhe e besueshme.”,- tha kryeporokurori, Ljubomir Jovevski.

Sa u përket zërave se Jovevski mund të jetë kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ai u shpreh i gatshëm të marrë këtë detyrë nëse ia beson Kuvendi./ Tvm

Postime të ngjashme

Xhaferi uron Ilindenin: Kemi një shtet të përbashkët dhe jemi përgjegjës ta ruajmë

R Zh

Dimitrov: Trashëgimi e ilindenasve dhe e delegatëve tanë të KAÇKM-së janë bashkëjetesa, barazia, shtetësia, drejtësia dhe liria

R Zh

Ganiu uron ditën e kryengritjes dhe Republikës së Krushevës

Z H

Shënimi i 118-vjetorit të Republikës së Krushevës dhe 77-vjetorit të Mbledhjes së parë të KAÇKM-së

Z H

Pendarovski: T’i tejkalojmë ndasitë dhe të bashkohemi rreth idealeve të Ilindenit

Z H

Osmani: Ilindeni, festë që do të na bashkojë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...