Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Jozyrtarisht/Këtë fundjavë do të ketë zgjidhje mes kontekstit maqedono-bullgar?

Zhurnal Ads

Shkup/Sofje, 28 nëntor – Me kumtesë doli edhe Këshilli i Ambasadorëve, prej ku paralajmëruan se çdo ndërhyrje në të kaluarën mund të jetë e gabuar dhe me pasoja të paparashikueshme.

“Ngjarjet historike nuk duhet dhe nuk mund të riformësohen, ndërsa e ardhmja e cilitdo vendi, për të cilën qytetarët e tij janë përcaktuar në mënyrë plebishitare, nuk guxon të pengohet. Marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve gjenden në një fazë delikate dhe pasojat ndërkombëtare të brendshme politike, rajonale dhe më gjerë me vazhdimësi eventuale në marrëdhënie të tensionuara, për Shkupin dhe Sofjen mund të jenë shumë serioze”, thonë nga Këshilli i Ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut.

Këshilli për Punë të Përgjithshme, në të cilin edhe zyrtarisht do të mësohet nëse Maqedonia do t’i startojë negociatat duhet të mbahet më 8 dhjetor dhe kjo është mundësia e fundit për zhbllokim të rrugës euro-atlantike gjatë kryesimit gjerman. Tani për tani, nga Bullgaria ende nuk ka qëndrim zyrtar nëse do të japë dritë jeshile ose sërish do të vendosë bllokadë. Kjo fundjavë, sipas burimeve diplomatike në Bruksel, është kyçe që të dyja vendet të arrijnë një marrëveshje.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ish ministri Popovski pozitiv me Covid 19

admin

Qytetarët me thirrje anonime do të mund t’i zbulojnë ahengjet për natën e vitit të ri

E.E.

TVSH-ja ime, shpërblimi im, kontrolloni nëse jeni një nga fituesit e 20,000 denarëve

E.E.

Xhambaski e vlerëson si të ‘varfër’ deklaratën e Zaev se Maqedonia nuk ka pretendime teritoriale ndaj Bullgarisë

admin

Editorial: A ka vërtet përplasje BDI – LSDM apo filloi retorika parazgjedhore! (VIDEO)

R ZH

Reforma pensionale përfshinë edhe policët

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...