Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me kryebashkiakun demokrat të Fushë Arrëzit, Hill Curri, gjatë një takimi të organizuar për diskutimin e problemeve vendore.
Gjatë fjalës së tij, Curri e falënderoi Ramën për mbledhjen, duke e konsideruar një mundësi të mirë për të ngritur disa shqetësime që ka bashkia.
“Ju falënderoj për këtë takim, është një mundësi që ne të flasim dhe të ngremë disa shqetësime,” tha Curri.
Ndërkohë, Rama iu përgjigj me humor, duke i kujtuar që ende nuk ka marrë një urim për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.
“Thashë se the ‘ju uroj fitoren’, se s’na e ke uruar akoma,” u shpreh kryeministri me batutë.
Curri replikoi me të njëjtin ton miqësor: “Desha me dal te fitorja, por nuk ishte e radhës…”
