Ju hani shpejt, shpina ju dhemb shpesh? Një sëmundje tinëzare që sulmon vetëm gratë mund të ketë simptoma të papritura

Simptomat e kancerit të vezoreve mund të jenë shumë të papritura, dhe ato kanë të bëjnë me ndjenjën e ngopjes

 

Simptomat e kancerit të vezoreve nuk duhet patjetër të lidhen me dhimbjen, por edhe me problemet që nuk do t’i konsideronit si një sëmundje serioze në shfaqjen e parë të këtyre simptomave, transmeton Telegrafi.

Kanceri i vezoreve është kanceri i dhjetë më i zakonshëm te gratë, i pesti në vdekshmërinë nga të gjithë kanceret që prekin gratë dhe i pari në vdekshmërinë nga të gjitha kanceret gjinekologjike.

Ndër simptomat janë dy që nuk do t’i konsideronit sëmundje të sistemit riprodhues dhe mund t’i ngatërroni me problemet e tretjes.

Ndjenja e ngopjes është intensifikuar në kancerin e vezoreve, që do të thotë se hani më pak, dhe tashmë keni përshtypjen se jeni ngopur.

Fryrja ose gazrat mund të jenë gjithashtu një shenjë se diçka nuk është në rregull.

Ndjenjat e shqetësimit ose dhimbjes në bark, si dhe dhimbjet e shpinës që nuk largohen kurrë, janë gjithashtu një sinjal për të shkuar te mjeku dhe për të kontrolluar gjendjen tuaj shëndetësore.

Ënjtja e stomakut, ose largimet e shpeshta “urgjente” për të zbrazur fshikëzën, mund të jenë një nga simptomat e kancerit të vezoreve.

Related posts

Pirja e tepruar e kafesë rrit rrezikun për shfaqje të demencës

D V

Ky mund të jetë shkaku befasues i problemeve tuaja gastrointestinale

D V

Ul presionin e lartë të gjakut, ndihmon impotencën: Një shtesë pak e njohur jep më shumë energji çdo ditë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More