Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Ju prezantojmë grupin “ART BAND”

Plot pasion për muzikën dhe super të talentuar. Ky është grupi ART BAND që është formuar në Lozane të Zvicrës nga disa muzikantë që kanë pasion muziken ndër vite, ku u bashkuan pikërisht me qëllim qe të bëjnë promovim te vlerave muzikore nga artistë te ndryshem, të bendeve tjera shqiptare dhe të huaja, gjithashtu edhe muzikën aktuale moderne duke e sjellë në stilin e tyre për të gjithë adhuruesit e muzikës kështu na tregon themeluesi i grupit Flamur Sherifi. Një dëshire e kahmotshme për tu bërë bashkë një grup muzikantesh per te performuar muzike te bukur te zhanreve te ndryshme si argetuese, popullore, moderne, te huaj etj. Me një fjale të gërshetuar shumë zhanre për ti kënaqur të gjitha shijet. Po ja cilët janë anëtarët e këtij bendi. Flamur Sherifi – Dj Muli – Vocal & Gitare, Ilir Bytyqi – Vocal & Gitare, Shpetim Gashi – Keybord & Vocal, Shemsi Gashi – Drums & Back Vocal, Bujar Isufi – Sax & Back Vocal dhe Toni Krasniqi – Percusions & Back Vocal. Mësojmë se grupi është formuar para një viti, mirëpo pandemia ndryshoi planet e tyre sepse pikerisht në momentin kur ishin përgaditur të bënim promovimin e bendit në muajin mars atëherë dhe u ndërprenê aktivitetet kulturore. “Por megjithatë ne nuk jemi ndalur dhe punojmë, pergaditemi dhe ushtrojme në vazhdimësi në studion tone ne Lozane për të arritur synimet tona dhe suksesin.

Ne si anetare të ketij bendi jemi instrumentist dhe gjithashtu këndojme në grup, andaj besoj që edhe kjo na bën më te veçantë. Secili nga ne vjen me nje bagazh bukur te madh muzikor dhe pervojë të gjate individuale dhe grupore, dashuri dhe pasion të madh ndaj muzikes, eksperienca te ndryshme, kështu që jemi berë bashkë që të sjellim diçka të mirë dhe një frymë të re per komunitetin shqiptar qe jeton ne Zvicer, por dhe komunitetet tjera sepse muzika i tejkalon te gjitha barrierat e mundshme. Andaj ne do te sjellim muzikën që e kane kultivuar grupet tjera, hite te ndryshme nga grupet legjendare si ELITA 5, TRIX, FISNIKET, MINATORI, TELEX, TNT, GJURMET e grupe tjera, gjithashtu këngë që janë aktuale dhe të degjuara sot si dhe muzikë popullore por të performuar në stilin tonë”-rrëfen për ne Flamuri. Misioni i tyre është i thjeshtë :Te kultivojnë muzikë të bukur si dhe me muziken e tyre t’i argetojnë të tjerët dhe veten. Momentalisht po pergaditen maksimalisht që te sjellin gjëra të bukura. Shumë shpejt ata do të kenë perfomanca live për artdashësit si dhe një performancë tjeter për mediumet tona në menyrë që te jemi sa më afer publikut. “Me dëshiren që të kalojmë sa me shpejt këtë situate të vështirë të pandemisë ju përshëndesim dhe ju urojmë të gjitha të mirat. Me respekt dhe shume dashuri ART BAND Lausanne, CH”- përfundon kes tjerash themeluesi i grupit.

Postime të ngjashme

Dhurata Dora shijon pushimet në Maldive, merr vëmendje me një fotografi të publikuar pa makijazh

S.B.

Pse është e rëndësishme të mos humbasësh Trajtimin Klasik Kozmetik??!!

S.B.

Zack Snyder po punon rreth filmit të ri “King Arthur”

S.B.

Jolie shet pikturën e Churchillit për shtatë milionë funte

S.B.

Aktorja, Erica Watson vdes pas infektimit me COVID-19

S.B.

Louis Tomlinson: Gjithçka që duhet të dini për ish-anëtarin e “One Direction”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...