Jug-koreania që fitoi popullaritet në Lojërat Olimpike në Paris, mori rolin e parë në aktrim

nga D V

Qitësja me pistoletë, Kim Yeji, aftësia dhe aura e secilës bëri që të bëhej virale në internet, gjatë Lojërave Olimpike të Parisit, ka fituar rolin e saj të parë të aktrimit: Rolin e një vrasëse.

Jug-koreania, 32 vjeçe mori medaljen e argjendtë për gjuajtje në 10 metra në kategorinë për femra, shkruan The Guardian.

Megjithatë, mënyra dhe qëndrimi i saj, ka bërë që të fitojë popullaritet të madh, duke u bërë sensacion në internet.

Videot e saj duke gjuajtur në Lojërat Olimpike, kanë bërë që të merr vëmendjen edhe të Elon Musk, i cili bëri një status për të.

“Ajo duhet të luajë në një film aksion. Nuk do të kenë nevojë për aktrim”, shkroi Musk në X.

Tani, ajo do ta luajë rolin e vrasëses në serinë “Crush” një seri e shkurtër spinoff e projektit global të filmit “Asia”.

Kim do të luajë së bashku me aktoren dhe influencueren indiane Anushka Sen, tha kompania në një deklaratë të veçantë.

Kim Yeji fitoi famë tejet të madhe në rrjetet sociale, ku përdoruesit thanë se ajo duhet të luajë në filma aksion për shkak të qëndrimin e saj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More