Agjencia Zhurnal.mk

Jugohrom nuk vendos filtra, kombinati del në shitje

Tetovë, 15 maj – Kombinati Jugohrom ndërpret të gjitha punimet në drejtim të vënies së filtrave. Siç njoftuan drejtuesit e fabrikës, ata madje kanë refuzuar edhe kredinë e miratuar nga Banka Maqedonase për Zhvillim në lartësi prej 1.5 milion euro, që u dedikua për vënien e filtrave.

Qëllimi i refuzimit të kredisë së miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është se, kjo firmë, tanimë nuk mendon për zhvillimin e saj, gjegjësisht për vendosjen e filtrave por për diçka tjetër, nxjerrjen e saj në treg dhe kërkimin e një pronari të ri”.

Ngecjen e aktiviteteve për ndërtimin e filtrave e konfirmoi edhe kreu i Sindikatës së punëtorëve të kombinatit Jugohrom, Bajram Amiti.

“Momentalisht kjo punë ka stagnuar. Qeveria e ndau kredinë që na pati premtuar se do e ndaj mirëpo tani pronari nuk e ka pranuar atë kredi dhe për momentin punët janë ndal dhe nuk ka asnjë lloj lëvizje. Gjithashtu tani kërkohet edhe investitor, pronari ka interesim për ta shitur”, deklaroi Bajram Amiti, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të Jugohromit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...