Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Jugohromi paralajmëron ndërtimin e sistemit për filtrim

Tetovë, 3 shkurt – Ky është viti i pesë që kur e ndërpreu punën fabrika për prodhimin e ferolegurave “Jugohrom” në Jegunoc të Tetovës për shkak të obligimeve të paplotësuara për arritjen e lejes së integruar ekologjike A. Nga udhëheqësia paralajmërojnë se është e mundur që procesi të çohet përpara me sendërtimin e sistemit për pastrimin e pluhurit që filloi në prill të vitit 2017, që është kusht fabrika në të ardhmen të vazhdojë të punojë në pajtim me standardet e nevojshme dhe të mos i ndotë mjedisin jetësor dhe ajrin.

“Kemi vendim parimor të pronarit të fabrikës, i cili jeton në Londër, ndërsa ishte këtu para dy muajsh me ç’rast e theksoi qëllimin që të vazhdojë ndërtimi i sistemit për vendosjen e filtrave për pastrimin e pluhurit. Tani jemi në komunikim intensiv me kompaninë e cila filloi ta ndërtojë sistemit rreth borxhit të ngelur si do të paguhet që mund ta përfundojnë konstruksionin prej çeliku. Presim të kalojë periudha e dimrit dhe nga marsi-prilli të fillojnë këto aktivitete ndërtimore”, deklaroi për MIA-n, Vasko Skenderovski, drejtor i përgjithshëm i Jugohromit, përcjell Zhurnal.mk

Sistemi i filtrimit të pluhurit paraqet kompleks të më shumë objekteve të cilat në mënyrë funksionale janë të lidhura midis vetes. Përbëhet prej tubit për përçimin e gazrave të zeza nga furrat, preseparatorit në të cilin ndalohen grimcat, ventilatorët kryesorë, objekti për pastrim me filtër, sistemi për bartjen e pluhurit si mbetje dhe kampanoneve për deponimin e gazrave të zeza. Kushton 12 milionë euro. Nëse ndërtohet do të mund të punojnë vetëm dy furra dhe nëse këto dy furra fillojnë të funksionojnë atëherë do të kishte punë për rreth 400 persona, me administratën e tanishme e cila vlerësoj se do të duhet të rritet, theksoi Senderovski.

Mbi 700 persona ngelën pa punë nga 1 nëntori 2016 pasi Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor urdhëroi të ndalojë prodhimi për shkak të mosvendosjes së filtrave deri në afatin përfundimtar më 31 tetor 2016. Deri më tani në punë kanë shkuar vetëm disa dhjetëra persona të administratës dhe të mirëmbajtjes.

Gjatë vitit 2017 tri herë punëtorët e Jugohromit mbajtën protesta publike dhe e bllokuan autostradën Tetovë – Shkup, me qëllim që ta shprehin revoltën që ngelën pa punë dhe kërkuan fabrika të vazhdojë të funksionojë.

Fabrika ka filluar të prodhojë në vitin 1955 ndërsa në kohëra më të mira të punësuar kanë qenë edhe mbi 1000 persona. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

BE-ja dërgon pajisje dhe ndihmë për përballje me zjarret në Maqedoninë e Veriut

Z H

U ndanë 11 vendime për Kopshtin e fëmijëve “Fidani”

Z H

Prilep/ 11 qytetarë ngelin pa shtëpi, digjen dhe barakat sociale, shpëtohen 3 foshnje

Z H

Edhe Qyteti i Shkupit ndanë nga 10 mijë denarë shpërblime për zjarrfikësit

Z H

Komuna e Tetovës paralajmëron për stuhi lokale gjatë pasditës

Z H

Mbi 200 raste të reja me covid në Maqedoni

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...