Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Julia Roberts festoi ditëlindjen e 53-të, derisa u bëri thirrje fansave të votojnë me thënien e saj të famshme nga filmi “Notting Hill”

Zhurnal Ads

Julia Roberts po përdor ditëlindjen e saj dhe një nga filmat më ikonikë për të inkurajuar njerëzit të votojnë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për ditëlindjen e 53-të, të mërkurën Roberts postoi një foto të saj të veshur me një bluzë ‘Unë jam një votues’ së bashku me mbishkrimin, “Unë jam një Votues! Sigurohuni që edhe ju të jeni”.

Një ditë më parë, ajo publikoi një tjetër postim me thënien e saj të famshme nga drama romantike “Notting Hill”.

“Unë jam vetëm një vajzë duke qëndruar përballë një djali dhe duke i kërkuar atij të votojë”, shkroi Roberts.

Gjatë gjithë tetorit, Roberts ka përdorur platformat e saj në rrjetet sociale (e cila vetëm në Instagram mban mbi nëntë milionë ndjekës) për t’i bërë thirrje njerëzve që të votojnë.

Roberts më parë i tha revistës ‘People’ në 2017 se ajo diskutonte hapur politikën me fëmijët e saj: Henry, 13 vjeç dhe binjakët 15-vjeçarë Hazel dhe Phinnaeus.

“Është shumë e rëndësishme për mua dhe partnerin tim që të jemi të sinqertë, t’i ndihmojmë atyre dhe të bëjmë të ndjehen sikur mund të flasin dhe reagojnë për gjërat që besojnë”, tha ajo.

Aktorja amerikane ndërkohë është e njohur për paraqitjet e saj në filmat si: “Pretty Woman”, “Notting Hill”, “Erin Brockovich”, “Eat pray love”, “Wonder”, “Runaway Bride”, etj.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Shawn Mendes dhe Camila Cabello lansojnë këngën “Christmas Song”

S.B.

Sara Hoxha ndan me ndjekësit momente me Ledrin të papublikuara më parë

S.B.

Action Bronson ndryshon drastikisht pas humbjes së 52 kilogramëve

S.B.

Ndahen Ben Affleck dhe Ana de Armas

S.B.

Loredana Zefi dhe Stefflon Don me projekt të ri muzikor

S.B.

Publikohet një imazh i Rita Orës gjatë turneut të “Phoenix” në 2019, këngëtarja befason me stilin unik

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...