Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Junta e Mianmarit vazhdon terrorin mbi protestuesit

Forcat birmaneze qëlluan mbi pjesëmarrësit në një ceremoni mortore të dielën, një ditë pasi mbi 100 vetë u vranë në protesta, dita më e përgjakshme që nga grushti i shtetit të 1 shkurtit.

Njerëzit që kishin shkuar për nderime e fundit në Bago, një qytezë pranë kryeqytetit Jangon, u larguan me vrap pasi shpërthyen të shtënat, sipas dëshmitarëve. Nuk kishte njoftime për të lënduar.

Ceremonia u organizua në nderim të 20-vjeçarit Thae Maung Maung, një ndër më shumë se 100 viktima të vrara të shtunën nga furcat e sigurisë.

Shefat e mbrojtjes nga 12 vende demokratike dënuan të shtunën përmes një deklarate përdorimin e forcës kundër protestuesve duke thënë se udhëheqësit ushtarakë të Mianmarit kanë humbur besueshmërinë në popullatë.
“Një ushtri e rregullt ndjek standardet ndërkombëtare dhe është përgjegjëse për mbrojtjen, jo lëndimin e popullit të cilit i shërben,” thuhej në deklaratë.

“U bëjmë thirrje Forcave të Armatosura të Mianmarit të ndalin dhunën dhe të punojnë për të rikthyer respektin dhe besimin e popullit që ka humbur nga këto akte”.

Joint Statement of Chiefs of Defense
Joint Statement of Chiefs of Defense


Deklarata ishte nënshkruar nga 12 shefat e mbrojtjes të Australisë, Kanadasë, Danimarkës, Gjermanisë, Greqisë, Italisë, Japonisë, Holandës, Zelandës së Re, Koresë së Jugut, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Demonstrimet kundër grushtit të shtetit në Mianmar rifilluan të dielën në qytetin jugor të Daiweit, megjithëse në këtë qytet të vogël ishte përhapur shqetësimi se forcat e sigurisë do të qëllonin në vend këdo që dilte në rrugë pas mesditës.
Rreth 40 mësues e inxhinierë marshuan me flamuj e pankarta në duar me thirrjet për t’i dhënë fund juntës ushtarake dhe rikthimin në demokraci.
Protesta pati edhe në qytete të tjera, një ditë pasi mbi 100 vetë, ndër ta edhe të mitur, mbetën të vrarë nga dhuna e autoriteteve.

Postime të ngjashme

Kanali i Suezit vazhdon të mbajë të bllokuar miliona dollarë

Bekim Laçi

Kina dërgon aeroplanë ushtarakë në afërsi të Tajvanit

Bekim Laçi

Gjenevë, sot nis samiti Biden – Putin

Bekim Laçi

Shërbimet sekrete turke arrestojnë liderin e ISIS në Turqi

Bekim Laçi

Rikthehen tensionet në Lindje të Mesme, Izraeli bombardon Gazën pas balonave të zjarrit

Bekim Laçi

Kina garanton sigurinë e centralit bërthamor të Taishan-it

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...