Aktori Justin Baldoni ka debutuar një pamje të re, ndërsa vazhdon betejën e tij të tensionuar ligjore me ish-kostaren Blake Lively.
I njohur për flokët e tij të gjatë, ai tani ka një model të shkurtë me anët e rruara, një ndryshim që vjen pas një viti të vështirë emocional dhe juridik.
Baldoni, 41 vjeç, u pa në Hawaii me fëmijët e tij, duke kërkuar pak qetësi mes sfidave të tij personale dhe profesionale, shkruan DailyMail.
Problemet ligjore mes Baldonit dhe Lively-t nisën në dhjetor, kur aktorja e paditi për ngacmim seksual.
Baldoni u kundërpërgjigj me një padi për shpifje prej 400 milionë dollarësh (afërsisht 370 milionë euro) ndaj saj, bashkëshortit të saj Ryan Reynolds dhe publicistit të saj. Ai gjithashtu paditi New York Times për raportimin mbi këtë çështje.
Së fundmi, Reynolds ka kërkuar të përjashtohet nga padia, duke e quajtur atë një përpjekje për të dëmtuar imazhin e tij.
Megjithatë, burime pranë Baldonit thonë se ekipi i tij ligjor po shqyrton përfshirjen e mundshme të Disney-t në atë që ai e cilëson një fushatë shpifjeje kundër tij.
Me tensionet që vazhdojnë të rriten, beteja ligjore mes dy ish-bashkëpunëtorëve mbetet një nga çështjet më të diskutuara në Hollywood.