Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Justin Bieber nuk është krenar me veten teksa kujton arrestimin e vitit 2014: Isha i lënduar dhe i pakënaqur

Justin Bieber është kthyer prapa në kohë teksa ka folur për arrestimin e vitit 2014, duke pranuar se nuk është krenar për atë që ishte.

Gjatë një udhëtimi në Miami, krijuesi i hitit “Sorry” u akuzua për ngasje në gjendje të dehur. Ai u lirua me një gjobë prej 2500 dollarësh.

Duke shpërndarë një foto të arrestimit, Bieber shkroi në Instagram: “7 vjet më parë sot u arrestova, nuk ishte ora ime e mirë”.

“Nuk jam krenar për atë që isha në jetën time më parë. Unë isha i lënduar, i pakënaqur, i zemëruar. E gjithë kjo për të thënë që Zoti më ka sjellë një rrugë të gjatë. Prej atëherë që tani unë kuptoj diçka. Zoti ishte aq i afërt me mua atëherë sa është tani”.

“Inkurajimi im për ju është që… e kaluara juaj të jetë një kujtesë se sa larg ju ka sjellë zoti. Mos lejoni që turpi të ju shkatërrojë, le të marrë përsipër falja e Jezusit dhe shikoni jetën tuaj të lulëzojë në gjithçka që Perëndia ju ka krijuar për të qenë”, ka thënë ai.

Bieber u arrestua në janar të vitit 2014 pasi policia e vuri re duke garuar në Miami.

I njëjti u deklarua fajtor për rezistencë ndaj një oficeri dhe një akuzë më të vogël për vozitje pa kujdesin dhe vëmendjen e duhur.

Ai u gjobit me 500 dollarë dhe u dënua për të ndjekur një kurs 12-orësh dhe një program që mëson ndikimin e ngasjes së makinës në gjendje të dehur tek viktimat.

Postime të ngjashme

Projekti më i ri muzikor nga Vlora Kastrati Shala quhet “Fustani me pika”

T E

Xhirimet për filmin e Princeshës Diana po vazhdojnë në Gjermani, aktorja Kristen Stewart portretizon monarken e ndjerë

S.B.

Blake Shelton thotë se Adam Levine ia ka borxh një performancë në dasmën e tij

S.B.

George Clooney mori qenin në audicion për t’u pranuar si aktor në një film

S.B.

Arjola Demiri mahnit me linjat trupore, ndërsa merr poza atraktive para pasqyrës

S.B.

I dashuri i Genta Ismajlit paralajmëron projektin e saj të ri me dedikime dashurie në shqip ndaj këngëtares

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...