Justin Timberlake i pezullohet patenta

nga Xh M

Këngëtarit të njohur Justin Timberlake i është pezulluar patenta për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Gjykatësi mori këtë vendim sepse ylli i popit refuzoi që të bënte testin e alkoolit në momentin që u ndalua nga policia më 18 Qershor.

Justin Timberlake e ndoqi seancën gjyqësore virtualisht pasi ndodhej në Belgjikë, në një nga vendet ku ai pritet edhe të përformojë në kuadër të turneut të tij.

Seanca e radhës do të jetë më 9 Gusht, por këngëtari nuk do të jetë i detyruar të marrë pjesë. Atij mund t’i duhet të paraqitet në seancën e 13 Shtatorit, kohë gjatë së cilës do të jetë në SHBA pas turneut në Europë.

Në momentin e ndalimit nga policia, Justin tha se kishte pirë vetëm një martini me miqtë e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More