Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Justin Timberlake më në fund e konfirmon lajmin se është bërë baba për herë të dytë

Këngëtari dhe aktori 39-vjeçar, Justin Timberlake, më në fund e konfirmoi lajmin se ai dhe bashkëshortja, Jessica Biel, e kanë mirëpritur në jetë një djalë në vitin 2020.

Përveç kësaj, muzikanti i njohur amerikane në një intervistë të fundit me Ellen DeGeneres, po ashtu e zbuloi emrin me të cilin e kanë pagëzuar foshnjën, që është Phineas.

“Ai është i mrekullueshëm dhe shumë i lezetshëm… por askush nuk po fle në shtëpi prej tij. Megjithëkëtë jemi shumë të emocionuar për ardhjet e tij në jetë, dhe nuk kishim si të jemi më të lumtur”, citohet të ketë thënë Timberlake për emisionin “The Ellen DeGeneres Show”.

Kjo është hera e parë që Justin foli për anëtarin e ri të familjes, edhe pse disa prej miqve të tij të vjetër e kishin konfirmuar lajmin se ai është bërë baba për herë të dytë.

Prezantuesi i emisionit “Tonight Show”, Jimmy Fallon, foli për djalin e çiftit të njohur hollywoodian, Timberlake dhe Biel, gjatë një interviste për “Entertainment Tonight” të realizuar në muajin nëntor, me ç’rast tha se foshnja ishte e mrekullueshme.

Edhe ish-anëtari i grupit “’N Sync”, Lance Bass në një intervistë tjetër për “Entertainment Tonight”, kishte deklaruar se fëmija i dytë i këngëtarit dhe aktores së famshme ishte shumë i lezetshëm, çka është e natyrshme marrë parasysh se kush janë prindërit e tij.

Phineas e ka edhe një vëlla më të madh të quajtur Silas, derisa Timberlake dhe Biel shquhen si prindër të cilët, mundohen jashtëzakonisht shumë t’i rrisin fëmijët e tyre larg vëmendjes së mediave dhe publikut.

Postime të ngjashme

32 vjet më vonë, Murphy kthehet në “Coming 2 America”

S.B.

Jessie J konfirmon lidhjen e re

S.B.

Publikohen pamjet e para të intervistës ekskluzive të çiftit Harry dhe Meghan

S.B.

Dhurata Dora sjell pamje të mrekullueshme nga pushimet

S.B.

Rihanna e gatshme për stinën e pranverës me të brendshmet shumë-ngjyrëshe

S.B.

Enca shpërndan imazhe nga klipi i këngës së re, në fokus gjoksi i formësuar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...