Agjencia Zhurnal.mk

Juve, në “pole-position” për Marcelon

“Bianconeri” nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga mbrojtësi i majtë i Real Madridit, i cili dëshiron t’i bashkohet Cristiano Ronaldos në Torino

Juventusi është i vendosur për ta transferuar Marcelon gjatë verës që vjen.

Kampioni aktual italian po e kërkon qe një kohë mbrojtësin e majtë të Real Madridit.

Dhe, mediumi “Le 10 Sport” shkruan se ky mund të jetë viti i fundit i 31 vjeçarit në fanellën “Los Blancos”.

Marcelo do të donte t’i bashkohet shokut të tij, Cristiano Ronaldo tek Bardhezinjtë.

Ai ka oferta edhe nga klubet amerikane, por duket se është i vendosur të luajë ende në Evropë.

Përndryshe, Juventusi e pret krahëhapur përfaqësuesin brazilian.

Marcelo ka kontratë me Realin deri në vitin 2022, por palët nuk kanë diskutuar për vazhdimin eventual të saj.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...