Juve nuk planifikon ta kthejë Pogban

Juventusi nuk planifikon ta rikthejë Paul Pogban në skuadrën e vet gjatë afateve të ardhshme kalimtare.

Thuajse në secilin afat të transferimeve, mesfushori francez është lidhur me një rikthim te Zonja e Vjetër, ku ka luajtur gjatë viteve 2012-2016.

Megjithatë, sipas TuttoMercatoWeb, Bianconerët nuk janë duke menduar për opsionin që ta kenë sërish në radhët e veta 28-vjeçarin.

(Foto: Instagram/paulpogba)

Kampioni i botës është në vitin e fundit të kontratës së tij me Manchester Unitedin, mirëpo kthimi në Itali nuk është një opsion.

Pritet të shihet se ku do të qëndrojë e ardhmja e Pogbas, nëse do të rinovojë me Djajtë e Kuq apo do të zgjedhë një klub tjetër. 

Related posts

Juventusi pret fitoren e radhës ndaj Zenitit, formacionet e mundshme

D V

Formacionet e mundshme: Bayern Munichu e pret një takim i vështirë ndaj Benficas

D V

De Jong i ofron mbështetje Koemanit: Ndryshimi i trajnerit nuk është zgjidhja

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More