Juventusi do të mbajë takim me agjentin e Dybalas në fillim të javës së ardhshme

Agjenti i Paulo Dybala pritet të takohet me Juventusin të hënën ose të martën për të diskutuar kontratën e re afatgjate me klubin.

 

Marrëveshja aktuale është valide deri në qershor 2022, kështu që ai mund të mbetet lojtar i lirë në fund të këtij sezoni.

Pavarësisht se argjentinasi ka qenë i lidhur me klube si PSG, Barcelona, ​​Atletico Madrid, Manchester United dhe Real Madrid, Dybala ka qenë gjithmonë i vendosur të qëndrojë në Torino.

Sipas Sky Sport Italia, Tuttomercatoweb dhe më shumë media tjera italiane, Juventus gjithashtu ka vendosur që nën drejtimin e trajnerit Max Allegri, lojtari i njohur me nofkën “La Joya” të mbetet pjesë e projektit të tyre.

Agjenti i lojtarit, Jorge Antun pritet të fluturojë për në Itali gjatë fundjavës, kështu që është vendosur një takim me hierarkinë e Juve për të hënën ose të martën.

Argjentinasi u ble nga Palermo në vitin 2015 për 40 milionë euro dhe ka shënuar 100 gola në 254 ndeshje garuese për klubin, duke shtuar edhe 41 asistim

Related posts

Partizani fiton bindshëm ndaj Sfitilul Ghoerghe në Conference League

D V

Ish-mbrojtësi i Barcës dhe Juves, Caceres prezantohet te Cagliari

D V

Ribery do të mbetet në Serie A, në bisedime me dy skuadra

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com