Juventusi e do Jorginhon, e konfirmon dhe agjenti

Juventusi vazhdon të insistojë për Jorginhon. Mesfushori italian shkëlqeu në “Euro 2020”.

 

Joao Santos, agjenti i Jorginhos, ka konfirmuar zyrtarisht interesimin e Juventusit për klientin e tij.

Por, pavarësisht dëshirës për t’u rikthyer në Itali në të kaluarën, Jorginho, sipas agjentit, është i lumtur tani në Londër.

Ai e fitoi Champions Leaguen vitin e kaluan me Thomas Tuchel dhe dëshiron të fitojë edhe më shumë me trajnerin gjerman.

Santos tha për “Calciomercato” lidhur me interesimin e Juventusit: “Mund të konfirmoj, interesimi i Juves ka arritur”.

“Natyrisht, me 29 vjet ai ende mund të bëjë shumë në klube të mëdha evropiane dhe shumë të tilla janë të interesuara”.

“Por ai ka edhe dy vite kontratë dhe gjithçka është në duar të klubit”.

Sido që të jetë, ai konfirmoi se nëse Juve apo ndonjë klub tjetër insiston fuqishëm, atëherë do të diskutojnë me Chelsean, por derisa s’ka insistim nga ana e një klubi, “Jorginho do të vazhdojë të luajë në Chelsea sezonin tjetër”.

Related posts

Real Madrid dhe Bayern Munich në ‘luftë’ për Rudigerin

D V

Liga Unike shfuqizon rregullin e pjesëmarrësit të fundit

Z H

Chiellini ëndërron trofeun me Italinë, flet për atë që ndodhi me Jordi Albën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com