Agjencia Zhurnal.mk

Juventusi i bashkohet garës për Mertensin

Ylli belg i Napolit, Dries Mertens ka përfunduar në radarin e Juventusit, i cili është gati të rivalizojë me klubet tjera për shërbimet e sulmuesit.

Kontrata aktuale e sulmuesit belg me Napolin do të skadojë këtë verë.

Situata e tij ka bërë që shumë klube të njohura të vihen pas shërbimeve të tij, duke synuar një transferim të lirë këtë afat, ose falas në verë.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Juventusi është i interesuar të nënshkruajnë me sulmuesin anësor të Napolit.

Interi dhe Roma gjithashtu po monitorojnë situatën e Mertens, por Juve thuhet se po udhëheq garën për nënshkrimin e tij.

Interesim për lojtarin ka shprehur edhe Atletico Madridi, ndërsa destinacion është përmendur edhe Superliga e Kinës dhe Mayor League Soccer.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...