Agjencia Zhurnal.mk

Juventusi i ofroi një tjetër shkëmbim Barcelonës, por katalunasit refuzuan ofertën e kampionit italian

Juventus dhe Barcelona kanë bërë një shkëmbim të bujshëm gjatë afatit kalimtar veror.

Miralem Pjanic kaloi në Camp Nou derisa në rrugën e kundërt shkoi mesfushori brazilian Arthur Melo.

Zonja e Vjetër i ka propozuar një tjetër shkëmbim katalunasve, por ai është hedhur poshtë nga drejtuesit e Barcelonës.

Kampioni në fuqi i Italisë ka propozuar shkëmbimin mes Douglas Costas dhe Ousmane Dembeles, dy lojtarë që nuk kanë arritur pritshmëritë.

Duke parë se vlera e lojtarëve është e ndryshme në tregun e transferimeve, Barça ka refuzuar këtë kërkesë të Juventusit.

Bardhezinjtë kanë bërë kërkesën e dytë për shkëmbim për huazimin e lojtarëve, por edhe kjo ofertë është hedhur poshtë.

Dembele i kushtoi mbi 100 milionë euro Barcelonës, por francezi nuk ka arritur asnjëherë shkëlqimin që prisnin të gjithë në Camp Nou.

Megjithatë me ardhjen e trajnerit Ronald Koeman, holandezi ka premtuar se do ta nxjerrë më të mirën nga Dembele.

Në anën tjetër nuk pritet të ketë të ardhme për Douglas Costën, i cili nuk është në planet e Andrea Pirlos dhe pritet kalimi i tij në Angli te Wolverhampton ose Manchester United.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...