La Gazzetta dello Sport raporton se Juventusi është gati të bëjë të përhershëm huazimin e Francisco Conceiçao deri në fund të vitit.
Sipas këtij mediumi, Juventusi është gati të paguajë 30 milionë euro për ta bërë të përhershëm transferimin e Conceiçao këtë muaj.
Anësori portugez u transferua në Torino si huazim nga Porto verën e kaluar.
Gazzetta pretendon se Juventusi nuk ka një klauzolë për ta nënshkruar, por një ‘marrëveshje zotërinjsh’ me Porton që i lejon bardhezinjëve të nënshkruajnë me lojtarin në një marrëveshje të përhershme për 30 milionë euro.
Juventusi ka paguar tashmë 7 milionë euro për huazimin e Conceiçao deri në fund të sezonit.
Gazeta raporton se paraqitjet e Conceiçao kanë qenë aq bindëse sa Juventusi është gati të paguajë shumën te Porto deri në fund të muajit.
Anësori portugez do të mbushë 22 vjeç më 14 dhjetor. Ai ka dy gola dhe pesë asistime në 13 paraqitje në të gjitha garat me Juventusin këtë sezon.