Agjencia Zhurnal.mk

Juventusi mban në lojë Milanin, Interi turpërohet nga Napoli

Juventus ka rrespektuar garën në Serinë A dhe sot në ndeshjen ndaj Atalantës ka barazuar 1-1 duke mbajtur të hapur luftën për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.
Bardhezinjtë mendonin më shumë për festën pas ndeshjes dhe në fillimin e saj nuk u shfaqën shumë të vëmendshëm e pësuan gol me Iliçiç.
Por në fraksionin e dytë të lojës korrigjuan paraqitjen e tyre dhe krijuan më shumë raste, duke gjetur golin në fund falë një insistimi të Mandzukiç i cili barazoi dhe vulosi takimin në 1-1.
Barazimi gjithsesi ngjit në vendin e tretë Atalantën, e cila mund të kualifikohet në Champions nëse fiton ndeshjen e fundit, ndërsa ka pas krahëve Milanin me një pikë pak.
Nga ana tjetër, Interi gaboi gjithçka në Napoli, duke u dorëzuar atje me shifrat 4-1.
Zielinski shënoi në pjesën e parë të sfidës për napolitanët të cilët brenda 17 minutash në pjesën e dytë çuan në 4 numrin e golave falë Meertens dhe Ruiz (2). Penalltia e Ikardit në fund shërbeu për statistikë.
Zikaltërit kanë në teori ndeshjen më të komplikuar në javën e fundit, pasi luajnë kundër Empolit që lufton për mbijetesë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...