Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Juventusi ndëshkon tre lojtarët që organizuan ‘party’, mungojnë në derbi ndaj Torinos

Paulo Dybala, Weston McKennie dhe Arthur Melo do të pezullohen nga Juventusi dhe do të humbasin derbin e nesërm (e shtunë) kundër Torinos.

McKennie organizoi një mbrëmje private të mërkurën në mbrëmje, duke ftuar dhjetë persona, përfshirë dy shokët e tij të skuadrës.

Organizimi i ndejave private në Itali bien ndesh me ligjin pasi është i ndaluar sipas rregullave aktuale COVID.

Fqinjët thirrën Policinë kur vunë re se një festë po ndodhte brenda shtëpisë së McKennie.

Italia ka një shtetrrethim mbarëkombëtar, nga ora 20:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Oficerët e Policisë arritën në shtëpinë e McKennie rreth orës 11:30 të mbrëmjes.

Sipas Il Corriere dello Sport dhe Il Corriere della Sera, treshja do të gjobitet dhe pezullohet për ndeshjen e ardhshme kundër Torinos.

Arthur do të kishte humbur ndeshjen gjithsesi për shkak të një dëmtimi.

Sidoqoftë, McKennie do të kishte zëvendësuar ish-yllin e Barçës, ndërsa Dybala do të kthehej në skuadër pas një dëmtimi.

Sipas Football Italia, pezullimi mund të jetë më i gjatë pasi Juventus do të presë Napolin të mërkurën nga ndeshja e mbetur nga java e katër, por një vendim në lidhje me atë lojë ende nuk është marrë.

Postime të ngjashme

Kroos: Nuk e njoh Realin pa Ramosin

Dafina Vidishiqi

Ramadani flet para ndeshjes ndaj Inter d’Escaldes

Dafina Vidishiqi

Prezantuesja italiane e Euro 2020 shkakton trazira në internet, tifozët e futbollit janë të bindur se asaj i doli zona intime gjatë transmetimit

Dafina Vidishiqi

Lovren rrëfen sekretin prapa suksesit të Brozovic

Dafina Vidishiqi

Argëtimi brenda ekipit të Italisë: Insigne i përgatit një shaka Immobiles

Dafina Vidishiqi

Flet Besnik Krasniqi para ndeshjes, Prishtina – Inter: Nëse dalim në lojën tonë, nuk mund të na ndalin

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...