Agjencia Zhurnal.mk

“Ka dështuar”, Basha: Rama, autori i situatës së rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa e cilëson këtë të fundit një bashkëpunëtor të padrejtësisë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha thekson se Rama ka dështuar, ndërsa e fajëson kryeministrin si autor të situatës së rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria.

“Padrejtësia, varfëria, korrupsioni dhe kriminaliteti kanë shoqëruar Edi Ramën çdo ditë si kryeministër i Shqipërisë!
Edi Rama jo vetëm nuk i ka luftuar një ditë të vetme, por është bërë bashkëpunëtori më i afërt i padrejtësisë, varfërisë së shqiptarëve dhe korrupsionit galopant të ministrave të tij! Ai është autori i situatës së rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria.
Edi Rama ka dështuar!”, shkruan Basha.

Edi Rama është i dështuar dhe i korruptuar! Prokurimet publike, koncesionet dhe PPP janë thjeshtë mekanizma vjedhje dhe pasurimi të paligjshëm për një grusht zyrtarësh të korruptuar dhe oligarkësh të lidhur me to. Për t’i hapur rrugë luftës ndaj korrupsionit, duhet të largohet Edi Rama.

Posted by Partia Demokratike e Shqipërisë on Friday, January 24, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...