Ka filluar pagesa e pensioneve të gushtit

Shkup, 31 gusht – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se sot filloi pagesa në faza e pensioneve të gushtit. Pensionet do të paguhen para kohe dhe në faza, me qëllim që të mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kushte të rrezikut nga virusi korona. Kovid-19.

 

“Marrja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit edhe atë për pensionet deri 11.000 denarë, pagesa do të kryhet sot, për pensionet prej 11.001-14.000 denarë, të mërkurën, për pensionet prej 14.001-18.000 denarë, të enjten edhe për pensionet mbi 18.001 denarë, pagesa do të kryhet të premten”, theksohet në kumtesën e MPPS-së.

Pensionistët të cilët përdorin kartelë pagesore, lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, me mjetet mund të disponojnë deri më 31 gusht (e martë). Ata mund ta marrin pensionin në bankomat, t’i përdorin mjetet për pagesë në rrjetin tregtar apo për pagesë elektronike.

Përpunimi në faza i pensioneve, thonë nga MPPS-së, do të mundësojë zbatim të rekomandimeve dhe masave për parandalim dhe përhapjen e virusit, duke pasur parasysh atë që pensionistët si grupmoshë janë më të ndjeshëm.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tregon se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, sistemi pensional është i qëndrueshëm dhe funksionon pa probleme. U bëjmë apel pensionistëve t’i përmbahen orarit të pagesave, sepse që pagesa në faza është bërë me qëllim që të ulet turma para bankave dhe mundësitë për rrezikim të shëndetit personal dhe publik”, theksohet në kumtesën e Ministrisë.

Related posts

Maqedoni, për një javë 142 pacientë humbën jetën nga coronavirusi

D V

Vatikani kërkon të ndërtohen përmendorja e Nënë Terezës në sheshin Maqedonia e cila është ndërtim i egër

D V

Kryediplomati Osmani në Astana (Nur-Sultan) takon presidentin Tokayev, homologun Tileuberdi dhe hap zyrtarisht ambasadën e re

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com