Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësorë të Obiliqit

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, ku sot ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësorë të komunës së Obiliqit.

Gjatë kësaj vizite, nga drejtoresha e DSHMS-së, Vlora Kabashi dhe drejtori i QKMF-së, Haki Jashari, u njoftua nga afër për procesin dhe procedurat e vaksinimit, ekipet e QKMF-së po e administrojnë me profesionalizëm, aktualisht në dispozicion QKMF ka 70 vaksina për stafin mjekësorë, në total 105 profesionistë shëndetësorë.

Kryetari Gashi ka falënderuar stafin e QKMF-së, për angazhimin, punën dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë kohës në luftën me pandeminë Covid-19, duke theksuar se: “stafi shëndetësorë janë heronjtë e vërtetë dhe vija e parë në parandalimin e këtij virusi, andaj është shumë e domosdoshme që të jenë të parët në këtë proces të vaksinimit”, ai po ashtu është shprehur: “uroj dhe shpresojë se me fillimin e vaksinimit do të shënohet fundi i kësaj pandemie, normalisht që dhe unë do të marrë vaksinen atëherë kur do të vije radha, tani është radha e stafit mjekësorë, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike.”

Postime të ngjashme

Arrestohen disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

R Zh

Qeveria thotë se fluksi i qytetarëve për në Shqipëri s’ka lidhje me masat

R Zh

Nga Qeveria e Serbisë pyesin Kurtin: A e ke prioritet “Shqipërinë e Madhe”?

R Zh

“Ligji për pasuri të pajustifikueshme mund të hetojë edhe pasurinë e qytetarëve”

R Zh

Kosovë / 775 gjoba brenda 24 orëve për ata që s’respektuan masat anti-COVID

R Zh

Presidentes Osmani i kërkohet që të ketë prioritet çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...