Agjencia Zhurnal.mk

Ka ndëruar jetë një grua nga Llabunishta, priten rezultatet nëse ka vdekur nga virusi korona

Strugë, 30 mars – Zhurnal.mk – Një grua nga Llabunishta e Strugës dje pasdite ka ndëruar jetë në repartin intern në Strugë, ndërsa pas vdekjes i është marë bris për t’u vërtetuar nëse ka vdekur nga virusi korona apo jo, informon Zhurnal.

Këtë për Telma e ka deklaruar zv.ministri i shëndetësisë, Armend Arsllani.

Ai shton se ajo disa ditë ka qenë e shtrirë në klinikën në Strugë përshkak problmeve tjera shëndetësore, por më pas i janë paraqitur probleme tjera me respirator.

Dy persona nga Llabunishta dje janë trasnferuar në Klinikën Infektive në Shkup dhe për ta ende nuk ka vërtetim se janë të prekur nga korona virusi.

Arsllani tha se sot do të ndërmeren masa shtesë në Llabunishtë ku po bëhet anketë epidemiologjike me personat që kanë qenë në kontakt me personat me simptoma me Covid19./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...