Agjencia Zhurnal.mk

Ka përfunduar me sukses shpërndarja e paketave ushqimore në Krajë, Ulqin dhe Tivar

Shoqata Kraja ka shpërndarë 110 paketa ushqimore për 110 familje në Krajë Ulqin dhe Tivar.

Ky ka qenë vazhdim i fushatës se Shoqatës Kraja për sigurimin dhe shperndarjen e produkteve ushqimore gjatë pandemisë COVID-19 por edhe për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ne fund të marsit Shoqata Kraja ka perfunduar fazën e parë të shperndarjes së produkteve bazë (Miell, voj dhe sheqer) kurse faza e dytë njëkohsisht shporta e Ramazanit ka qenë e përbër nga një numër me i gjër artikujsh ushqimore dhe higjenal.

Shoqata Kraja falenderon të gjith antarët dhe donatorët që përkrahin aksionet tona humanitare. Listën e donatorve mund ta gjeni ne linkun në vazhdim: https://shoqatakraja.com/donacionet-2020/

Një falederim i veçantë për degen dhe stafin e Shoqatës në vendlindje për punën dhe përkushtimin e tyre por edhe për të gjithë ata vullnetarë qe ndihmun në shpërndarjen e ndihmave.

Shfrytzojmë rastin qe të gjith besimtarve mysliman të ju urojmë muajin e madherueshëm të Ramazanit.

Zoti ju pranoftë agjërimin dhe sakrificën tuaj. Qofshi shendosh e mirë!

Me rrespekt,

Shoqata Kraja New York dhe dega e sajë në Ostros, Krajë

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...