Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ka përparim për ligjin për shtetësi, zgjidhja në ditët në vijim

Shkup, 30 mars – Zhurnal – Jemi duke punuar në mënyrë intenzive të gjejmë zgjidhje për ligjin për shtetësi në përputhje me regullativat evropiane, deklaroi kryeministri Zoran Zaev pas takimit me koordinatorët e koaliconit Aleanca dhe Alternativa që u mbajt sot në Kuvend, transmeton Zhurnal.

Kryeministri Zaev në konferencën për mediat pas takimit tha se në ditët në vijim do të punohet në mënyrë intenzive për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për ligjin për shtetësinë.

“Besoj se në ditët në vijim shërbimet do të punojnë në mënyrë intenzive për të shqyrtuar propozimet e opozitës, megjithatë pres të marrin në konsideratë të gjitha argumentet që u dhanë nga ministrat.Në këtë mënyrë, do të konfirmojmë se jemi për një zgjidhje të përhershme për qytetarët tanë që nuk kanë shtetësi, ndërsa kjo të bëhet në përputhje me konventat evropiane për shtetësi”, tha Zaev.

Koordinatori i koalicionit ASH/AA, Skender Rexhepi, nga ana e tij tha se mbetet me bindjen se janë në rrugë të drejtë për një zgjidhje të përhershme të kësaj problematike, duke vendosur një kornizë ligjore përmes së cilës qytetarët do të pajisen me shtetësinë.

“Me këtë do të mundësohet të vendoset një kornizë ligjore përmes së cilës të gjithë qytetarëve të cilëve nuk u mundësohej, të marin shtetësi. Nga Qeveria propozuan të ketë një rregullore të cilën ne duhet ta diskutojmë, por ne kërkojmë për disa pika edhe Qeveria të bëjë lëshime që të mos jemi ne delja e vetme e zezë në Kuvend e cila bllokon ligje”, thotë Rexhepi.

Ai informoi se në vazhdim do të zhvillohen biseda brenda koalicionit, pas çka do të thirret një tjetër takim me përfaqësuesit e opozitës.

Postime të ngjashme

Një i burgosur nga Nagoriçani i Vjetër është gjetur i vdekur në burgun “Kshanje”

R Zh

Mbi 10 mijë maqedonas marrin dozën e dytë të vaksinës ndaj COVID-19 në Serbi

R Zh

VMRO-DPMNE: Pasaportat iu dhanë mafiozëve botërorë

R Zh

Filipçe: Është evidentuar edhe një pacient me llojin indian të coronavirusit

R Zh

Takim i presidentit Pendarovski me Patriarkun ekumenik Bartolomeu

R Zh

Një nga kompanitë më të mëdha botërore për patundshmëri Re/Maks fillon me punë në tregun e Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...