Vjedhjet e automobilave nuk janë të rralla në vendin tonë, ndaj çdo këshillë se si të mbroheni nga hajdutët është e mirëseardhur.
Amerikani Hondo Underwood, i cili për dy vite në SHBA vodhi qindra automjete me vlerë rreth një milion dollarë, në një intervistë për Business Insider këshillon se si të mbrohen automjetet nga vjedhjet.
Gjithashtu, shmangni lënien e sendeve personale në automjet ose në pamje të hapur, pasi ato janë një tjetër pre e hajdutëve që mund të dëmtojnë veturën tuaj për shkak të një çantë në sedilje.
Underwood thotë se është shumë e lehtë të përcaktohet nëse një telefon apo pajisje tjetër elektronike celulare është në automjet. Çdo pajisje me Bluetooth është e lehtë për t’u zbuluar.
Mënyra e vetme për të parandaluar vjedhjen e automjetit është instalimi i një lloji të sistemit të imobilizatorit. Për shembull, instalimi i një ndërprerësi midis baterisë dhe motorit, pozicioni i të cilit është i njohur vetëm për pronarin e automjetit.
Kështu, kur një hajdut tenton të ndezë automobilin për ta vjedhur dhe e sheh se nuk është e mundur, ai dorëzohet për të mos tërhequr vëmendjen dhe lë mjetin ku e ka gjetur.