Agjencia Zhurnal.mk

Kabineti “gjysmë-qeveritar” i Kurtit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot përmes një videoje që e ka plasur në Facebook, i ka propozuar ministrat për Qeverinë e re.

Për shkak të mosarritjes së një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës për ta formuar Qeverinë e re, Kurti i ka bërë të ditur vetëm emrat nga subjekti i tij politik, njofton Klan Kosova.

  1. Albulena Haxhiun e ka propozuar për ministre të Drejtësisë.
  2. Blerim Rekën e ka propozuar për ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
  3. Besnik Bislimin e ka propozuar për ministër të Financave dhe Transfereve.
  4. Rozeta Hajdarin e propozuar për ministre të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë.
  5. Arben Vitinë e ka propozuar për ministër të Shendësisë dhe Sportit.

Haki Abazin e ka propozuar për pozitën e zëvendëskryeministrit të dytë.

Kurse emrat për shtatë ministritë e tjera të mbetura nuk ka mundur t’i propozojë për shkak se ende nuk ka arritur të bëjë marrëveshje me LDK-në.

Kujtojmë se sot gjatë ditës Presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim të shkurtër me Albin Kurtin, ku i ka dhënë këtij të fundit 48 orë shtesë për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore.

Ndërsa LDK-ja sot ka mbledhur Kryesinë e saj dhe pas takimit ka lëshuar një komunikatë për media ku ka shprehur gatishmërinë për t’i vijuar bisedimet me VV-në për formimin e Qeverisë së re.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...