Kabineti i Mickoskit me vetëm 3 femra

nga Xh M

Shkup, 16 qershor – Lideri i partisë së VMRO-DPMNE-së dhe mandatari për përbërjen e qeverisë së re Hristijan Mickoski i bëri të ditur emrat e ministrave në qeverinë e re.

Në atë që shihet, vetëm tre femra do të jenë drejtuese të tre ministrive në kabinetin e ri Mickoski I. Kreu i VMRO femrave ju ka besuar dikasterin e Financave, Energjetikën dhe Minierat si dhe Arsimin.

Sipas njoftimeve, qeveria duhet të zgjidhet fundjavën e ardhshme, ose mundësisht të hënën e 24 qershorit.

Qeveria e ardhshme do të përbëhet nga Koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Koalicioni “VLEN” dhe ZNAM për Maqedoninë tonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More