Bota

Kabul, 20 të vrarë nga një sulm në universitet

20 persona janë vrarë dhe 22 janë të plagosur nga të shtënat 6-orëshe mes tre sulmuesve të armatosur dhe forcave të sigurisë së Afganistanit në Universitetin e Kabulit.

Mediat e Afganistanit njoftuan për së paku 10 studentë të vrarë.

“Qindra student, profesorë dhe personel administrativ të Universitetit kanë ikur përmes mureve të kompleksit, derisa qindra tjerë ishin shpëtuar nga forcat e sigurisë” – thonë zyrtarët dhe dëshmitarët okularë. Liderët talebanë kanë mohuar se luftëtarët e tyre qëndrojnë pas sulmit.

Ky është sulmi i dytë ndaj një institucioni arsimor në Kabul brenda 10 ditëve, kurse muajin e kaluar, 24 persona, kryesisht studentë, ishin vrarë në një sulm ndaj një qendre arsimore në Kabul.

Postime të ngjashme

Turqia dënon sulmet e Armenisë ndaj qytetit azerbajxhanas Ganja

admin

Shefi i OBSH-së: Ne po, por virusi nuk është lodhur nga ne

S.B.

E gjetën pas dy muajsh i zhdukur, arrestohet mësuesi kanibal

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...