Kacarska: Dikush po i jep Kryeministrit informacione të rreme

nga Xh M

Shkup, 9 dhjetor – “Gjykata e Strasburgut ka vendosur disa herë për pensionet dhe gjithashtu i trajton pensionet si pronësi në përputhje me Nenin 1, Protokollin 1 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.”

Këtë e deklaroi, ndër të tjera, gjyqtarja kushtetuese Dobrila Kacarska në “Telma”.

“Dua të theksoj se dikush po i jep Kryeministrit informacione të rreme, me dashje apo pa dashje, nuk e di, por ai doli me qëndrimin se unë e kam nënshkruar vendimin përfundimtar dhe se pensionistët do t’i kthejnë ato 5,000 denarë. Kryeministri nuk është jurist me profesion dhe është normale që ai të mos e di procedurën në gjykatë.

Por pyetja është se kush po e kurdis Kryeministrin duke dhënë informacione të rreme. Nëse është dikush nga Gjykata Kushtetuese apo një këshilltar, nuk e di. Nuk mund t’i përgjigjem kësaj dhe vetë Kryeministri duhet të pyesë veten se kush i dha atij informacione kaq të rreme saqë vendimi përfundimtar është nënshkruar”, theksoi Kacarska.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More