Kacarska e njofton Mariçiqin për kushtet e punës në Gjykatën Kushtetuese

Shkup, 28 shtator – Zgjidhja e një numri të madh të problemeve lidhur me funksionimin dhe punën e Gjykatës Kushtetuese ishte temë e bisedës së takimit punues të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska dhe ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

 

Siç bëri të ditur Gjykata Kushtetuese, Kacarska dhe Mariçiqi kanë shkëmbyer mendime për mënyrat për sigurim të pavarësisë dhe autonomisë të plotë funksionale të Gjykatës, avancimin e sistemit të tanishëm të mbrojtjes kushtetuese-gjyqësore të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarëve, mundësim të pavarësisë buxhetore dhe administrative dhe avancim të statusit të gjyqtarëve kushtetues sipas shembullit të shumicës së zgjidhjeve krahasuese në rajon dhe Bashkimin Evropian.

Ministri Mariçiq, siç theksohet në kumtesë, është njoftuar me “kushtet hapësinore në të cilat punojnë gjyqtarët dhe shërbimi dhe probleme të caktuara lidhur me këtë, ndërsa me të cilat Gjykata çdo ditë po përballet”.

Bashkërisht është konstatuar se Gjykata Kushtetuese si institucion kryesor i Republikës e cila ka për detyrë ta mbrojë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, por edhe liritë dhe të drejtat, duhet të ketë prioritet në zgjidhjen e të gjitha këtyre sfidave.

Në këtë rast, nga ana e kryetares së Gjykatës Kushtetuese janë prezantuar edhe zgjidhje të mundshme për të gjitha çështjet për të cilat është biseduar, të cilat nga ana e ministrit Mariçiq janë përshëndetur dhe është shfaqur gatishmëri të fillohen aktivitete të caktuara në drejtim të tejkalimit të të gjitha pengesave ekzistuese në punën e Gjykatës.

Related posts

Borrell për B.Perëndimor: Është në zemër të Evropës, kemi përgjegjësi për paqe

D V

Krista Shveng: Shoqëria civile nga rajoni dhe nga BE-ka duhet të ketë rol prominent në procesin e zgjerimit

D V

ASH: Zoran Zaev mundohet ta fshehë tragjedinë në Tetovë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More