Agjencia Zhurnal.mk

Kacarska: E turpshme, ka familje që vazhdimisht jetojnë me 14.500 denarë

Shkup, 23 prill – Mbi 500 gjykatës ankohen sepse pushteti ekzekutiv ka sjellë dispozitë që bartësit e pushtetit të tretë të marrin rrogë minimale.

“Në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme, pushteti ekzekutiv nuk mund t’i ulë rrogat e mbrojtësve të tij. Kjo është ndërhyrje në pushtet. Kushtetuta e RMV-së e përcakton ndarjen e pushtetit në pushtet ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Asnjë nga këto pushtete nuk mund t’i ulë rrogat, e as të diktojë kushte për pushtetin tjetër”, tha Andrej Bozhinovski, këshilltar juridik.

Ata shpresojnë se do të ketë ndryshime lidhur me vëllimin e dispozitës së sjellë.

“Në kohë të ndonjë krize, gjykatësit në RMV kanë rroga më të ulta në rajon, ata janë të mbrojtur nga Këshilli i Evropës. Asnjë shtet tjetër në drejtim të masave, nuk ka ngritur iniciativë për uljen e rrogave të gjykatësve”, tha Andrej Bozhinovski, këshilltar juridik.

Por Dobrilla Kacarska, nuk pajtohet me gjykatësit. Thotë se behet fjalë vetwm pwr 2  muaj, ndwrsa sic shtoi ka plot familje që vite të tëra jetojnë me këto rroga.

“Gjykatësit nuk duhet bile as të mendojnë për procedura të tilla. Ngritja e iniciativave para Gjykatës Kushtetuese, sipas meje është e turpshme. Bëhet fjalë për vetëm 2 muaj. Ka plot familje që vite të tëra jetojnë me këto rroga”, tha Dobrilla Kacarska, gjykatëse.

Gjykatësja për krim të organizuar në Gjykatën Themelore-Shkupi 1, shton se më e tmerrshme është kur pavarësia e gjykatësve lidhet me uljen e rrogave të tyre.

“A nënkupton kjo se ne jemi të pavarur kur marrim rrogë prej 1.000 eurove? Atëherë parashtrohet pyetja – nëse gjykatësit ende e kanë vendin në gjyqësor”? Tha Dobrilla Kacarska, gjykatëse.

Shoqata e Gjykatësve, sot (e enjte) në Gjykatën Kushtetuese dërgon letër dhe padi, e cila javën e ardhshme do të jetë në rend dite dhe do të vendoset për të njëjtën.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...