Agjencia Zhurnal.mk

Kacarska për dëshminë e Stefanovës: Jam e tronditur, po mendoj ta padis!

Shkup, 27 janar, zhurnal.mk – Gjykatësja Dobrilla Kacarska tha se është e tronditur nga dëshmia e prokurores Lile Stefanova, e cila sot në seancën për “Reket” tha se presione për biznesmenin Orce Kamçev kanë ardhur nga gjitha anët, ndërsa përmendi edhe emrin e gjykatëses Kacarska, transmeton Zhurnal.

“Në fillim të hetimit për “Imperia” presione kanë ardhur nga më shumë vende. U paraqitën politikanë, biznesmenë, gjykatës, prokurorë, edhe te unë edhe te Janeva. Atëherë edhe Janeva nuk u interesonte për lëndën, ndërsa interesi i saj u paraqit në dhjetor kur kërkonte më shumë informata”, tha Stefanova.

Në pyetjen e avokatit Sasho Dukovski, nëse ai gjykatës është në Gjykatën Penale, Stefanova tha: “Ajo është gjykatësja Dobrilla Kacarska. Nuk u lajmërua personalisht te unë, por te një kolegë”, tha prokurorja Stefanova.

Gjykatësja Kacarska në një prononcim për “Fokus” në mënyrë kategorike ka mohuar atë që ka thënë Stefanova.

“Jam e tronditur. Më lajmëruan kolegë se pse pas 38 vite përvojë pune për herë të parë nuk jam në punë, sepse jam shumë e sëmurë. Edhe kolegët që mu lajmëruan janë të tronditur. Kategorikisht demantoj se kam bërë presione, ky nuk është niveli im, unë ti lajmërohem Stefanovës ose të kem dërguar persona tjerë. Më duhet të shoh se çfarë është thënë saktësisht dhe të mendoj për paditje për shpifje”, ka deklaruar gjykatësja Kacarska për “Fokus”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...